Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se të enjtën do të diskutohet për Raportin i Komisionit Evropian, për vendin për vitin 2022.
Tahiri shtoi se për shkak të përmbushjes së agjendës evropiane është me rëndësi që të diskutohen të gjeturat.
“Sot u vendos që ditën e enjte të mbahet seancë, ndërsa ne si GP kërkuam që të enjten të diskutohet Raporti i Progresit. Mendoj që diskutimi është e rëndësishme dhe të japim kontributin tonë si parti politike të që lidhen me reformën evropiane. Ju e dini që ky Raport ka gjetur një sërë gjetjesh në shumë fusha dhe mendoj që është e rëndësishme që të diskutohen këto gjetjesh”, u shpreh ai.
/TV Malisheva