Një 22-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Panorc të Malishevës.
“Rreth orës 12:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Panorc. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar.
“Për pasojë ngasësi (mashkull i lindur në vitin 2001) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Malishevë”, tha Elezaj.
Bëhet fjalë për 22 vjeçarin Dhurim Bajramin.
/TV Malisheva