Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin, ka postuar një mesazh mbështetjeje për shokun e skuadrës Granit Xhaka pasi kapiteni u tha tifozëve që të ‘pirdhen’ gjatë barazimit 2-2 të ‘Topçinjve’ me Crystal Palace në ‘Emirates’.

Reprezentuesi zviceran u shfaq i nervozuar me tifozët pasi këta të fundit e fishkëllyen në momentin që ai po zëvendësohej, në minutën e 61′.

Xhaka ofendoi tifozët në ‘Emirates’, përpara se të shqyente fanellën e të shkonte drejt tunelit, përcjell lajmi.net.

”Ne jemi të gjithë njerëz, të gjithë kemi emocione, dhe ndonjëherë nuk është e lehtë të merresh me ta. Është koha për të ngritur njëri-tjetrin lart, për të mos e shtyrë njëri-tjetrin larg. Ne fitojmë vetëm kur jemi bashkë”, ka shkruar Bellerin në Twitter.

Ndryshe, trajneri Emery ka lënë të kuptohet se do të ketë dënim të brendshëm për Xhakën, ku nuk përjashtohet mundësia e heqjes së shiritit të kapitenit, dënim në pagë etj.

Share.