Kompania kontraktuese nga Federata e Futbollit e Kosovës për shitjen e biletave online tashmë ka publikuar edhe çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Malit të Zi, e cila do të zhvillohet më 14 tetor në “Fadil Vokrri”

Biletat më të lira do të jenë në sektoret e Veriut dhe Jugut, tribunat prapa portave. 5 euro do të kushtojë një biletë në këtë pjesë për ta parë ndeshjen.

Pjesa qendrore e stadiumit në Lindje biletat do të kushtojnë 15 euro, ndërkohë në sektoret e tjera të Lindjës 10 euro.

Në Perendim biletat do të kushtojnë 15 dhe 20 euro.

Ndërkohë që biletat në zonën VIP do të kushtojnë 80 euro. Biletat e ndeshjes Kosovaa – Mali i Zi, do të dalin në shitje online me 07.10.2019 në orën 16:00.

Share.