Mesfushori spanjoll Rodri ka fituar çmimin për golin më të mirë të shënuar në muajin nëntor.

Mesfushori i Manchester Cityt lëshoi një super goditje me prekjen e parë të topit nga 25 metra largësi, duke e dërguar topin në rrjetë më një shpejtësi marramendëse, përcjell TV Malisheva.

Kjo është hera e parë që Rodri e fiton këtë çmim, ku edhe u bë lojtari i parë i Manchester Cityt që e fiton këtë që nga Kevin De Bruyne në korrik të vitit 2020.

Goli tejet i bukur i mesfushorit spanjoll u zgjodh nga një panel i ekspertëve i kombinuar me vota të publikuar, duke mposhtur shtatë kandidatët e tjerë.

Rodri ishte në garë për golin më të mirë të muajit nëntor së bashku me Barnes të Leicester Cityt, Alexander-Arnold të Liverpoolit, Kante të Chelseat, Cornet të Burnleyt, Jimenez të Wolverhamptonit, Sterling të Manchester Cityt dhe McGinn të Aston Villas.

Golin e Rodrit e gjeni më poshtë.

Share.