Craig Eddie është shpallur fitues i “The Voice UK” pasi ai triumfoi ndaj Grace Holden në finalen e së shtunës mbrëma.
James Okulaja dhe Hannah Williams u eliminuan më herët dhe derisa lajmi i fitores së tij u njoftua, Eddie, i ktheu shpinën kamerës duke mbuluar fytyrën nga emocionet.
“Unë jam akoma i tronditur, sinqerisht. Faleminderit të gjithëve, faleminderit Skocisë, faleminderit të gjithëve që votuan”, tha ai duke shtuar,” Në të vërtetë, nuk mund të shpreh vlerësimin tim”.
Gjatë finales, ai u bëri përshtypje gjyqtarëve duke interpretuar këngën e tij origjinale, “Come Waste My Time”.
Këngëtarja Anne-Marie (29 vjeçe), e cila bëri debutimin si gjyqtare në shfaqjen e talenteve ITV, kishte mentoruar Eddie në serinë e këtij viti pasi ajo zëvendësoi Meghan Trainor për t’u bashkuar me panelin e yjeve të tjerë: Tom Jones, Olly Murs dhe Will.i.am.
Gjatë episodit, secili prej finalistëve performoi me mentorët e tyre, përfshirë Anne-Marie dhe Eddie që u bashkuan për një interpretim të “No Doubt’s Don’t Speak”.