Trajneri Edy Reja ka bërë një ndryshim të detyruar në listën e lojtarëve të grumbulluar për duelet kundrë Turqisë dhe Moldavisë për Euro 2020.

Dëmtimi horror I Elseid Hysaj në duelin Torino-Napoli pak ditë më parë ka bërë që tekniku I kuqezinjve të thërrase nën armë Hysen Memollën.

Ky I fundit ishte në balotazh me Ivan Balliun, I cili ishte lënë në listën e pritjes nga Edy Reja.

Kavajasi 27 vjecar aktualisht është pjesë e Kokkolan Palloveikot në Finlandë.

Hysen Memolla është aktivizuar 3 herë me përfaqesuesen shqiptare.

Takimin e parë Shqipëria do ta luajë në Stamboll në 11 tetor ndërsa në 14 tetor do të luajë në Moldavi.

Share.