Modeli prestigjioz Maserati ka një motor të ri.

Sipas njoftimeve, Maserati prezantoi një model të ri të makinës së saj.

Modeli Maserati Ghibli ka një motor që ka 330 kuaj fuqi dhe 450 Nm. Tingëllon shkëlqyeshëm, apo jo, dhe shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë, e arrin në vetëm 5.7 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale 255 km/orë.

Vlen të thuhet se kjo është një formë hibride e butë me një sistem 48 V.

Maserati instaloi baterinë në pjesën e pasme, të gjitha në mënyrë që të ruante një shpërndarje optimale në masë.

Dhe besoni apo jo, konsumi i kësaj makine është deklaruar në 8.5-9.6 l/100 km sipas standardit WLTP.

Brenda, Mesarati Ghibli ka një interier të mrekullueshëm. Ka një ekran të madh, 10.1 inç, me rezolucion HD.

Hybrid Ghibli është vetëm hapi i parë në elektrifikimin e markës. /TV Malisheva

Share.