Aktualisht në Kosovë janë 16 mijë e 28 raste aktive me COVID-19.
Më së shumti raste aktive janë në komunën e Prishtinës me 3 mijë e 484, e pasuar nga Peja me 1 mijë e 153 raste, Gjilani me 1 mijë e 64 raste, Prizreni me 1 mijë e 18, Ferizaj me 904 raste, Lipjani 706 raste, Fushë Kosova me 787, si dhe edhe komunat tjera me qindra raste me Covid 19.
Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) gjatë 24 orëve të kaluara është bërë e ditur se janë shënuar dy raste të vdekjeve dhe 770 raste të reja pozitive me Covid.
/TV Malisheva