Një person ka humbur jetën në liqenin e Radoniqit.

Policia e Kosovës bën të ditur se dëshmitarë të rasti kanë arritur të nxjerrin viktimën nga liqeni, teksa për rastin është njoftuar edhe prokurori.

E personi që humbi jetën është Azgon Zenel Selmonaj nga Decani.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Decanit, Bashkim Ramosaj përmes një statusi në Facebook.

“Azgon Zenel Selmonaj, humbi jetën tagjikisht në liqenin e Radoniqit. Ka qenë ditë e rëndë dje për të gjithë neve, e sidomos për shokët që u munduan ti dalin në ndihmë Azgonit. Falenderoj Policinë, e sidomos stafin mjekësor në Deçan për pëpjekjet e tyre mbinjerëzore në menaxhmin e kësaj fatkeqësie që na ka goditur dje. Ngushëllime për të gjithë miqtë e shokët e Azgonit dhe Familjen Selmonaj nga Rastavica.BR”, ka shkruar ai./Tv Malisheva

Share.