Mediumi prestigjioz britanik, The Guardian ka renditur qytetin e Pejës si një ndër vendet që duhet vizituar, në saje të rubrikës për udhëtime.

The Guardian publikoi një varg të qyteteve evropiane të cilët u propozuan nga një mori lexuesish të mediumit dhe një ndër këto qytete ishte propozuar nga një turist edhe Peja.

Ryan Welborn shkroi se Peja është një vend i përsosur për një pushim fundjave në qytet, duke sugjeruar gjithashtu vizita të fshatrave përreth.

“Filloni duke shëtitur qytetin e vjetër dhe duke admiruar trashëgiminë arkitekturore osmane, duke përfshirë urën e Zallçit. Kënaquni me kulturën e gjallë të kafeneve të qytetit”, shkroi Welborn.

“Morëm një taksi disa milje deri te ujëvara e Drinit të Bardhë 25 metra e lartë, e cila zhytet nga Bjeshkët e Nemuna dhe eksploruam shpellën e Radavcit”, potencoi turisti.

Edhe për adhuruesit e natyrës, si për çiklistët dhe alpinistët ai sugjeroi që turistët të vizitojnë edhe Bjeshkët e Nemuna.

/TV Malisheva

Share.