Anëtari i Kryesisë dhe ish deputeti i Lëvisjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi nuk ka pranuar ta komentoj vendimin e LDK-së për ta kandiduar Vjosa Osmanin për postin e kryeministres së Kosovës.
Indeksonline ka dashur të marrë një qëndrim të këtij subjekti por Selimi ka thënë që është ende herët.
“Herët është, no, no, no thank you, next time” është prononcuar shkurt Selimi.
Pas këtij vendimi të LDK-së për ta kandiduar Osmanin për kryministre, Lëvizja Vetëvendosja pritet ta rishqyrtoj ofertën që i ka bërë LDK-së për koalicion parazgjedhor.