Ky është 53 vjeçari shqiptar Arjanit Rizaj që u vra mbrëmjen e së enjtes në Guayaquil të Ekuadorit. 53 vjeçari shqiptar ishte duke pritur jashtë një spitali, ku u qëllua disa herë me armë zjarri.

Ai ishte duke pritur në parkingun e spitalit bashkëshorten e tij, e cila kishte shkuar të takonte të atin që ishte i shtruar aty.

Në parkingun e spitalit Luis Vernaza, agjentët e kriminalistikës gjetën tetë prova balistike 9 mm dhe një plumb të deformuar.

Bashkëshortja e Rizajit u tha hetuesve se Rizaj nuk punonte dhe se në vend qëndronte pa dokumente legale. 53-vjeçarit i dërgonte para i vëllai nga Kanadaja ose të tjerë nga Shqipëria./abcnews.al

/TV Malisheva

Share.