Ministri slloven i Mbrojtjes, Marjan Sarec, konfirmoi para takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s se vendi i tij do të dërgojë 100 trupa shtesë në kuadër të KFOR-it pas tensionimit të situatës në veri të vendit.

Aktualisht KFOR numëron 4700 trupa nga 27 vende anëtare të NATO-s, me 200 prej tyre që kanë mbërritur ditëve të fundit nga Britania e Madhe. Gjermania dhe Rumania janë shtetet e tjera që kanë paralajmëruar se do të dërgojnë trupa shtesë në Kosovë.

Sarec u shpreh se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për Slloveninë prandaj edhe është marr vendimi për shtimin e trupave sllovene në Republikën e Kosovës.

“E dimë që në mandatin e kaluar, qeveria e kaluar e zvogëloi praninë në Kosovë, ne tani e kemi rritur përsëri, dhe po e rrisin atë dhe vendimin e qeverisë për ta rritur deri në 100 ushtarë. Ushtarët sllovenë janë atje mbi të gjitha si forca paqeruajtëse dhe sigurisht që Ballkani Perëndimor është prioriteti i Sllovenisë dhe për këtë arsye ne po rrisim edhe praninë atje”, deklaroi Sarec.

Në orët e para 24 shtatorit, persona me veshje ushtarake sulmuan policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Ngjarja është cilësuar si agresion dhe terrorist nga autoritetet në Kosovë mbrapa së cilës është Serbia.

/TV Malisheva

Share.