Nëse jeni adhurues i makinave amerikane dhe ‘përbindëshave’ të tyre V8, do ta kuptoni subjektivitetin në zgjedhjen tonë.

Vërtetë, Dodge ka sharmin e tij, por për shumë njerëz, Ford Mustang është gjëja e duhur për tingullin më të mirë. E megjithatë GT350 është zgjedhja optimale për shumë persona.

E pajisur me një motor 5.2 V8, ai ka aftësinë të rrotullohet deri në 8,250 rpm dhe të prodhojë një tingull si askush tjetër më parë. Dhe me më shumë se 520 kuaj fuqi dhe 582 Nm, ajo gjithashtu ofron një performancë mjaft të mirë në rrugë.

Para vetë videos, të cilën ne ju rekomandojmë ta shikoni me kufje, le të themi se kopjet e fundit të këtij modeli u shitën për pak më shumë se 50,000 dollarë./TV Malisheva

Share.