Përmes një komunikate në faqen zyrtare, skuadra saudite Al Nassri ka njoftuar se është bërë me trajner të ri.

Pasi që zyrtarizoi transferimin e Marcelo Brozovic, Al Nassri tani ka bërë të ditur se trajneri i ri i skuadrës është Luis Castro.

Castro do të jetë trajneri i ri i Cristiano Ronaldos dhe Marcelo Brozovicit, kurse tani pritet të ketë më shumë nënshkrime këtë merkato.

Castro largohet nga Botafogo për të nisur një kapitull të ri në Arabinë Saudite.

/TV Malisheva

Share.