Këngëtari i mirënjohur, Blero dhe e fejuara e tij, Afrona janë drejt finalizimit të detajeve të fundit për organizmin e dasmës së tyre.
Dita më e veçantë e tyre do të zërë vend me data 21 qershor ndërsa në disa detaje të reja që janë zbuluar, çifti do ta organizojë dasmën e tyre në një nga resortet e plazhit të Shëngjinit saktësisht tek pjesa e njohur si ‘Rana e Hedhun’, shkruan Indeksonline.
Në mesin e shumë të ftuarve është edhe modelja e njohur, Afërdta Dreshaj e cila ka ndarë me adhuruesit e saj në Instagram ftesën që ka marr nga çifti.
“Vëllai im po martohet”, ka shkruar Afërdita në mbishkrimin e fotografisë.
Kujtojmë që Blero dhe Afrona pas një lidhje të gjatë u fejuar në fund të vitit 2014.