Ka afro një vit që mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj nuk është ftuar nga trajneri Bernard Challandes.
Për herë të fundit, ish futbollisti i Schalkes ka qenë i grumbulluar në nëntorin e vitit të kaluar për ndeshjet e Uefa Nations League.
Megjithatë, burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Avdijaj do të jetë në listën e Kosovës për dy ndeshjet e ardhshme kundër Gjibraltarit dhe Malit të Zi.
Forma e mirë që Avdijaj po tregon në Turqi me Trabzonsporin e ka shtyrë trajnerin Challandes që ta afrojë shërish 23 vjeçarin.
Në 5 ndeshje mesfushori në Superligën e Turqisë, mesfushori kosovar ka regjistruar 1 gol dhe 1 asistim.