Kombinimi i nevojshëm që ju nevojitet për të hequr qafe yndyrën e barkut janë ushtrimet e posaçme në palestër dhe zgjedhja e ushqimeve të duhura në dietën tuaj të përditshme, të cilat përshpejtojnë humbjen e barkut.
Midis tyre është dhe boronica. Hulumtimet nga Universiteti i Miçiganit kanë treguar që një dietë e pasur me boronica mund të zvogëlojë yndyrën në bark.
Për shembull, gjysmë gote boronica ka vetëm 42 kalori dhe është plot me vitaminë C, K dhe mangan.
Shtoni një sasi të vogël të frutave me antioksidues në kosin tuaj, drithërat ose sallatën, dhe jepni një nxitje shtesë në luftën kundër yndyrës. /TV Malisheva