Është pezulluar për herë të dytë kampionati i futbollit në Republikën Çeke
Ky është turneu i parë që ndalet përsëri për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus në ditët e fundit.

Mirëpo ky vendim mund të ketë gjithashtu ndikim edhe në Ligën e Evropës ku Sparta e Pragës është kundërshtar i Milanit në grupe.

Në fakt, skuadra në fjalë nga kryeqyteti i Çekisë ka marrë “dritën jeshile” vetëm për të pritur skuadrën franceze, Lille e cila do të jetë kundërshtari i parë në grupe.

Në stadium nuk do të ketë spektatorë, pas urdhrit të nxjerrë nga Ministria Çeke e Shëndetësisë, përveç 350 personave të angazhuar për mbarëvajtjen e takimit.

Share.