Mishi i kuq (sidomos mishi i përpunuar) ka një reputacion të keq për një kohë të gjatë, prandaj mjekët dhe nutricionistët këshillojnë të mos e teproni. Rekomandohet të mos konsumohet më shumë se 500 gramë mish të kuq në javë.

Nutricionistja Roxana Ehsan thotë se konsumimi i rregullt i mishit të kuq lidhet me rritjen e rrezikut për zhvillimin e kolesterolit të lartë dhe presionit të lartë të gjakut, gjë që mund të çojë në sëmundje të zemrës dhe gjithashtu rrit rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit.

Ajo gjithashtu thekson se disa studime kanë zbuluar se konsumimi i tepërt i mishit të kuq rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit dhe mund ta zvogëlojë jetëgjatësinë. Prandaj, sipas Eat This, Not Thatshumë njerëz duhet ta shmangin atë:

Njerëzit me kolesterol të lartë

Nutricionistja shprehet se personat me kolesterol të lartë nuk duhet të hanë mish të kuq çdo ditë, sepse do ta rritë edhe më shumë nivelin e kolesterolit. Do të ishte mirë që sasia e mishit të kuq të kufizohej në konsum një ose dy herë në muaj.

Njerëzit me sindromën Alpha-gal

Sindroma Alpha-gal (galactose-alpha-1,3-galactose) është në fakt një reaksion ndaj kësaj substance prezentë në mishin e kuq. Është një molekulë sheqeri që gjendet te gjitarët, jo te peshqit, zogjtë, zvarranikët apo njerëzit. Mund të shkaktojë urtikarie, urth, diarre, nauze, kollë, dhimbje të forta stomaku, ënjtje të buzëve, syve dhe fytit.

Njerëzit me sëmundje të zemrës

Njerëzit me sëmundje të zemrës duhet të jenë shumë të kujdesshëm me marrjen e mishit të kuq, sepse ata tashmë mund të kenë grumbullim të pllakave në arteriet e tyre dhe duhet të jenë në vëzhgim për këtë. Nëse arteriet bllokohen, mund të ndodhë një atak në zemër ose goditje në tru.

Njerëzit me sëmundje të avancuar të veshkave

Nëse keni probleme me veshkat, duhet të shmangni një dietë të pasur me proteina. Këshillohet që të reduktoni marrjen e proteinave në më pak se një gram për kilogram të peshës suaj.

Personat e rrezikuar për të zhvilluar sëmundje të zemrës

Nëse keni një ose më shumë faktorë rreziku për sëmundje të zemrës si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, diabeti, obeziteti, jeni fizikisht joaktivë dhe/ose hani një dietë jo të shëndetshme, ndoshta duhet të jeni më të kujdesshëm me konsumimin e shpeshtë të mishit të kuq.

Njerëzit me një histori familjare të llojeve të caktuara të kancerit

Ehsani shprehet se konsumimi i mishit të kuq dhe produkteve të mishit ka rrezik më të lartë për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë. Prandaj, personat – familjarët e të cilëve kanë vuajtur nga kanceri i zorrës së trashë – duhet të jenë të kujdesshëm. Një studim i ri ka zbuluar se mishi i kuq dhe i përpunuar mund të shkaktojë dëme gjenetike që mund të shkaktojnë edhe kancer të zorrës së trashë.

/TV Malisheva

Share.