Sahabettin Ozçelik ka ndoshta koleksionin më të madh të celularëve që ju keni parë ndonjëherë.

Duke filluar si riparues dy dekada më parë, ai ka grumbulluar një koleksion prej mbi 1.000 telefonash.

Ozçelik jeton në Van, një provincë lindore e Turqisë dhe vazhdon të mbledhë telefona edhe kur i riparon.

Koleksioni i tij dikur ishte edhe më i madh, por hajdutët hynë në shtëpinë e tij dhe vodhën 700 prej tyre dy vjet më parë.

Me gjithë këtë, ai ka arritur të mbushë një dhomë me objekte teknologjike.

“Kam filluar ta bëj këtë punë për shkak të interesit tim për celularët. Një ditë, vendosa të kem një koleksion, duke menduar se shpejt do të vjetëroheshin. Të gjithë telefonat në koleksionin tim ende punojnë, por ata nuk prodhohen më”, ka thënë ai.

Koleksioni i tij përbëhet nga telefonat që ai ka blerë dhe ata që janë hedhur nga pronarët e tyre të mëparshëm.

“Të gjitha janë modele të rralla dhe shumë të vlefshme. Disa blerës donin të blinin disa, por unë nuk ua shita”.

“Është një punë e vështirë për t’i mirëmbajtur, por unë dua t’i mbaj në gjendjen më të mirë sa më shumë që të mundem”, tha ai./TV Malisheva

Share.