Gabriele Gravina, presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, ka nisur punën për të gjetur një trajner të ri pas tërmetit të djeshëm të shkaktuar nga dorëheqja e papritur e Roberto Mancinit.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, i preferuari është Luciano Spalletti. Fituesi i titullit të kampionit në Serie-A me Napolin, i kontaktuar tashmë mbrëmjen e djeshme, ka dhënë disponueshmërinë e tij maksimale për një projekt trevjeçar që përfshin si Europianin e ardhshëm ashtu edhe Botërorin 2026. Megjithatë, mbetet çështja e kontratës me Napolin për t’u zgjidhur.

Në momentin e ndarjes nga Napoli, Aurelio De Laurentiis futi një klauzolë prej 3 milionë eurosh të vlefshme për të gjitha klubet italiane që dëshirojnë të nënshkruajnë me Spallettin në sezonin 2023-2024.

Klauzola vlen edhe për kombëtaren italiane dhe pikërisht për këtë, duke qenë se FIGC nuk ka ndërmend ta paguajë, diplomacitë përkatëse kanë nisur punën që prej ditës së djeshme për të mundësuar që Spalletti të lirohet dhe të marr drejtimin e “Azzurëve”.

/TV Malisheva

Share.