Sezoni holandez i futbollit është vendosur të anulohet ditën e premte (sot), duke hapur rrugë transferimit të Hakim Ziyech nga Ajax te Chelsea.
Klubet e ‘Eredivise’ priten të bien dakord për përfundimin e sezonit, pasi qeveria holandeze ndaloi organizimin e ngjarjeve kryesore deri më 1 shtator shkaku i koronavirusit.
Pa mundësinë e vazhdimit të sezonit, lojtarët që përfundonin kontratat më 30 qershor, do të jenë të lirë të largohen.
Një prej tyre, është edhe anësori Hakim Ziyech, që nga sezoni i ardhshëm do të vesh fanellën e Chelsea në Premierligë.
Kujtojmë se UEFA më parë kishte parashikuar se nëse sezonet zgjaten pas 30 qershorit, lojtarët duhet të qëndrojnë deri në përfundimin e tij.