Ish-deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri i ka kushtuar një shkrim të veçantë rastit të djeshëm të plagosjes së dy serbëve në Shtërpcë.
Labi i ka quajtur të ngutshme sulmet që i janë bërë ushtarit të FSK-së, Azem Kurtaj.
Mëgjithatë, ish-deputeti i ka uruar shërim të shpejtë dy të lënduarve./TV Malisheva
Postimi i plotë:
SI DUKET NE VAZHDIMISHT DUHET TA ULIM KOKËN KUR KA TË BËJË DIQKA ME GABIMET APO PA GABIME TË QËLLIMSHME SI SHQIPTAR!!
Ju kujtohet, kur një polic serb me mbiemrin Pantiq, u arrestua më parê nga policia jonë atje në Veri për kanosje ndaj policisë se shtetit tonë dhe krejt Serbia e mbrojti atë polic dhe vendosën barrikada e që ndoshta nesër kur tē lirohet e bëjnë edhe hero..! 🤷🏽‍♂️
Vdiq ai gurbetqari shqiptar 🥲nga Norvegjia , në burgun e Serbisë, askush një fjalë nuk e tha nga figurat politike!!!�Si duket SERVILIZMI KA FILLUAR.
Vjen rasti më i freskët nga ushtari i FSK-së dhe kishin filluar duke e denur disa nga figurat atë rast e që shprsojmë që është aksident, sepse; !!
“Me kujtohet një far Bobani, nēse nuk gaboj kah ana e Ferizajt, ferizajlit e dinë këtë rast! Ai e pat vrarë një femijë dhe askush gjë ska berë me atë rast”!
Çfarë jemi sot ne kështu vlla, me ia ulur kokën njeriut tënd çdo ditë pa e ditur se çfarë ka ndodhur akoma me atë rast!!
Nuk duhet t’a arsyetojmë asnjë rast të tillë me vra dikush femijë, ama mos unngutni me deklarata me e ba për 5 pare ushtarin tonë shqiotar dhe pa e ditur se çfarë ka ndodhur, por ndaluni e merrni frymë pak ma thellê se nuk vjen Serbia me ju gjujt me tenka menjeherë.
Shërim të shpejtë për ata femijë dhe drejtesia le të vendos drejtë e mirë për ushtarin tonë të FSK-së.
ZOTI E RUAJT KOMBIN TONË SE DIKUSH ME BA BERLLOG E ME NA PROVOKUA ËSHTË KA DESHIRON!
Labi, Kosovë e Shqipërisë.

Share.