Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari i njohur Labinot Tahiri është shprehur në lidhje me ikjen e të rinjve nga vendi.
Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se: “Dikush është duke tentuar që Kosova dhe vatrat tona , t’a përjetojë sërish një Exod të radhës, gjë që Kosovës do ti kushtojë shumë”
“Përse o njerëz bëhen kaq shumë intervista nëpër qyetete duke e imponuar ikjen e qytetarëve dhe të rinjeve, me pyetjen: ” A do t’a leshoni Kosovên? Përse nuk të jetohet në Kosovë dhe përse do ta lëshoni vendin?”
Këto pyetje direkt krijojnë imponime tek ne dhe janē pyetje që nuk janë parë ndonhjeherë më heret” ka shkruar Tahiri.
“Edhe ne kemi ikur dikur, ama këtu e kemi pasur Serbien mbi kokat tona!Sot, kujt po i konvenon kjo dukuri?Edhe unë sot i kam ndoshta mundesitë e mira dhe ka dhe të tjerë, por pak dallim ka sepse ndoshta edhe femijet e mi këtë e thonë ashtu siq i degjojnë te tjerët.
Pra, nuk është ka punohet me rininë.Dikush po paguan shumë që të na e deshpërojnë rininë tonë sa më shumë!!!
Gabim i madh , shumë i madh” përfundoi Tahiri.
/TV Malisheva