Komuna e Deçanit po përballet me një katastrofë më vete gjatë këtyre ditëve.

Një numër shumë i madh i banorëve të kësaj komune janë helmuar dhe kanë kërkuar ndihmë në QKMF – helmim i cili dyshohet se erdhi nga uji, por diçka konkrete nuk ka.

Megjithatë, qytetarëve të vendit iu kanë dalë në ndihmë institucionet e shtetit, përkatësisht Komuna dhe Ministria e Shëndetësisë për të mbështetur njerëzit e prekur nga ky helmim i llojit të vet.

E një kontribut për ta po dëshiron të japë edhe këngëtari dhe humanisti i njohur, Labinot Tahiri.

Labi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka konfirmuar se do të japë dy mijë euro nga xhepi i tij, për të ndihmuar të prekurit me ilaçe dhe gjëra të tjera për ata të cilët nuk kanë mundësi t’i blejnë.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“PËR DEQANIN 
Të dashur qytetarë, ndjejë keqardhje për tê helmuarit në Deqan!
Ne jemi me ju në këto momente, dhe nesër do të ndajë 2000€ për të prekurit ku së paku të kenë mundesi për të blerē ndonjë medikament!
Këto janë për fillim mundesitë tona sepse as nuk jam ministri e as milioner!
E rendesishme thoshte gjyshi krejt nga pak per me qene të gjithë të fortë.
Në këto raste unë nuk e ndjej politiken por jeten e njerëzve. Kështu që nuk ka vend as per kritika ndaj Qeverisë e as askujt se keto raste ndodhin dhe kanë mujt me ndodh edhe në Ferizaj e Prishtinë.
Nuk është fort mir gjithkun me kritiku se sesht bash qashtu.
Zoti qoftë me ju, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labi në Facebook. /TV Malisheva

 

Share.