Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, deri më tani ka përkrahur thuajse çdo artist për të cilin mendonte se ka talent.

Ai këtë herë ka bërë një shkrim për reperin 2Ton, për të cilin thekson se në fillim nuk e mirrnin as nëpër mbrëmje pasi nuk ia dinin rëndësinë.

Labi shton më tej se Arton Avdyli (emri i vërtetë) ka thyer tashmë të gjitha tabutë e zhanrit në të cilin interpreton.

Ky është postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

“Ky ferizajlia ynë që dikur nuk e mirrnin nëpër mbrëmje sepse nuk ia dinin rëndësinë.

Tani e kanë lutur që t’iu këndojë nëpër mbrëmje i cili theu të gjitha tabutë e këtij zhanri. Super këngë e super suksese vëlla. Sukseset regjistrohen dhe dhurohen nga Zoti dhe puna, e jo nga Labi apo ai e ky”.

Kemi folur me qindra herë si me ty si me shumë të rinj. Shumë herë më kanë thënë: përse po e përkrah atë apo këtë, por ua kam thënë se njeriu pa njeriun nuk mund të jetojë dhe atij që punës ia bën hyzmetin veç dorën ia jep, e jo ta urresh apo ta shikosh për me ia humb punën. Shyqyr Zotit ka për të gjithë.

Vazhdo vëllai im”.

Postimi i Labit vjen pas lansimit të këngës së re të 2 Ton të quajtur “Aktore”. /Telegrafi/ 

Share.