Këngëtari i njohur dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, nuk po i ndal aktivitet humanitare përkundër vështirësive që po sjell pandemia globale.
Kësaj radhe, ai ka ndërmarrë një aksion të veçantë në qytetin e Gjilanit, për t’i dalë në ndihmë një vajze të re, e cila ka nevojë për shërim jashtë vendit.
Në një fotografi të publikuar nga Labi në Instagram – këngëtari ka bërë të ditur se ndodhet në qendër të qytetit, ku është duke grumbulluar fonde për shërimin e Arlindës, e cila është vetëm 16 vjeçare.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribuojnë, të mos hezitojnë ta bëjnë atë, për të shpëtuar një jetë.
Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):
“Vapë madhe po, edhe borë kur kishte, ama me u dorzua kurrë!
Kur e kupton shpirti juaj se për kend ke dalur në këtë kohë, ia vlen edhe po të qëndrosh 24 orë këtu.
Jeta e një vajze nvaret nga Zoti dhe dora juaj solidare.
Gjilan 13 gusht 2020
Vashdoni e kontribojmë sa më parë që ta dergojmë Arlinden në spital!
Media na duhet pêrkrahja juaj në këto momente sepse do të shpëtojmë një jetë”, ka shkruar Tahiri në Instagram./Tv Malisheva