Skuadra e Ferizajt vazhdon të mbetet në një situatë të rënduar financiare.
Këtë e kishte konfirmuar më herët edhe klubi përmes një reagimi në “Facebook”, derisa ka konstatuar se skuadra nuk ka marrë paga për një kohë mjaft të gjatë.
Ishtë këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se ka ndarë 3000€ për klubin e Futbollit tē Ferizajt!
“Dua të ju them se klubi kishte mbetur pa asnje financë, dhe në lojen me POZHORANIN, nuk janë kushtet për të paguar as edhe mjekun i cili duhet të qêndrojë gjatë lojes, e imagjinoni në borgjet që ia ka si klub, ku mund ti humb edhe pikët nga Federata e Futbollit!!!!”, shkroi Labi./TVMalisheva