Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, duket se do të jetë mjaft i angazhuar në programet festive për fundvit.

Në një nga xhirimet festive, ai ka interpretuar projektin e tij më të ri muzikor, e që është ripërpunimi i këngës së njohur “Fjalët e Qiririt”.

Ai e ka sjell në versionin e tij këtë këngë, e cila është e bazuar në vargjet e shkrimtarit të madh, Naim Frashëri.

Teksa e publikoi këtë këngë edhe në rrjetet sociale, Tahiri iu uroi shëndet dhe mbarësi në këto kohë të vështira të pandemisë globale të gjithë ndjekësve.

“Ju uroj shëndet dhe gjitha të mirat në këto ditë të vështira! Këndova një këngë të radhës! Kjo këngë na e kujton çdo ditë të vështërsive të secilit shqiptarë gjatë jetës ku e kanë bërë në tokat tona!”, ka shkruar Labi në Instagram.

Kujtojmë që këngëtari nga Ferizaj këtë vit ka qenë ndër këngëtarët i cili ka ngritur më së shumti zërin për çështjen e anulimit të koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, duke aluduar në mos-ekzistencën e virusit COVID-19. /TV Malisheva

Share.