Sulmuesi i Arsenali Alexandre Lacazette ka realizuar golin e tij të parë për këtë edicion në ndeshje hapëse të Premier League kundër Fulhamit.

Sulmuesi francez gjeti rrjetën vetëm pas 8 minutave lojë pas një tollovie të krijuar brenda zonës së rrezikshme.

Ky gol për Lacazetten ka një rëndësi të veçantë pasi ai ka hyrë në histori të Premier League duke u bërë kështu lojtari i vetëm që realizon golin e parë të kampionatit në dy sezone.

Golin tjetër si të parin në e kampionatit Lacazette e kishte realizuar në sezonin 2017-2018 kundër Leicester Cityt. /TVMalisheva

Share.