Lagjia Mirëditë e Komunës së Malishevës po ka telashe me bmbeturinat, shkruan TV Malisheva.

Xhafer Krasnqii, mërgimtar,  ka shprehur shqetësim lidhur me gjendjen që ndodhet aktualisht rruga “Masakra e Burimit”, ai madje po e konsideron këtë rrugë të rrezikshme për banorët  e sidomos për fëmijët.

Mbeturinat në këtë rrugë krahas kundërmimit dhe pamjes po shfaqin edhe probleme të tjera,  ky vend po frekuentohet edhe nga qentë endacak.

Krasniqi tha se gjendja e kësaj rruge viteve paraprak nuk ka qenë kështu .

Drejtori  i drejtorisë së Shërbimeve Publike për komunën  e Malishevës, Milazim Morina , për TV Malisheva tha se kjo gjendje po shkaktohet nga bllokimi i rrugëve nga veturat, e sidomos tani në këtë kohë kur është rritur fluksi i  mërgimtarëve. E  një problem tjetër është largimi i pikës kyqe të mbeturinave në këtë komunë.

Sipas Morinës kjo çështje pritet të zgjedhet, pasiqë e njejta pritet të adresohet në kuvendin komunal të Malishevës.

LINKU I KRONIKËS –

https://youtu.be/1QbN9kZFGEI

Share.