Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak është takuar sot në Beograd me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq me të cilin ka diskutuar mbi çështjen e energjisë dhe targave.

“Në Beograd sot vazhdova diskutimin tim të hapur dhe serioz me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve. Energjia dhe targat ishin temat kryesore në agjendën tonë pasi nevojiten urgjentisht zgjidhje. Kam ndjekur gjithashtu çështjet aktuale me Petar Petkoviq”, ka shkruar diplomati sllovak në një postim në Twitter.

Ndryshe, para takimit të sotëm në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar se nuk pret asgjë nga takimi.

/TV Malisheva

Share.