Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është nisur drejt Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar vet sllovaku nëpërmjet një statusi në Twitter.
Lajçak e kaloi natën në Aeroportin e Zyrihut pasi Shqipëria nuk autorizoi uljen e avionit në të cilën udhëtonte ai.
Megjithatë, duket se gjithçka është rregulluar falë ndihmës së shtetit zviceran.
“Pas një komplikimi të vogël në udhëtim dje, komuniteti ndërkombëtar u aktivizua. Tani jam nisur drejt Prishtinës falë edhe ushtrisë zvicerane. Mezi pres të nis vizitën zyrtare në Prishtinë”, shkroi Lajçak./ Tv Malisheva