Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka takuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Pas takimit në Beograd Lajçak ka shkruar në Twitter se me Vuçiqin kanë biseduar për rrugën para në dialog.
“Sot në Beograd pata një diskutim me presidentin Aleksandar Vuçiq, për çështjet aktualisht në agjendë dhe për rrugën para në dialog, përfshirë takimin e radhës të nivelit më të lartë”, ka shkruar Lajçak në Twitter./TV Malisheva