I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Lajçak tha se vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pothuajse e di përmendsh dhe thotë se Asociacioni duhet të themelohet dhe që akti ligjor nga qeveria duhet të marrë parasysh gjetjet nga ana e kësaj gjykate.

“Kështu që mendoj që konkluzat janë të qartë, vendimi thotë që duhet themeluar dhe statuti Asociacionit dhe akti ligjor i qeverisë duhet të marrin parasysh konstatimet e Gjykatës, mendoj se udhëzimi është shumë i qartë”, theksoi ai.

Emisari i BE-së, tha se nuk duan që ta detyrojën Kosovës që të pranojnë asgjë.

“Unë mendoj se Kosova është multietnike, po flasim për Asociacionin, nuk mendoj se ka një komunë të vetme monoetnike, ka shqiptarë që jetojnë në veri të Kosovës, ne duam të aplikojmë modele evropiane, ne nuk duam ta detyrojmë Kosovën të pranojë asgjë që do të ishte kundër funksionalitetit të saj dhe kundër sistemit të saj ligjor, pse do të bëjmë këtë”, tha Lajçak në RTK.

Share.