I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takohet të mërkurën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.
Sipas njoftimit nga zyra për media e Vuçiqit, takimi do të mbahet në objektin e Presidencës serbe nga ora 12:00.
Lajçaku shkon në Beograd pasi mori pjesë në Forumin strategjik “Bled 2023”.
Ai para dy dite në margjinat e forumit u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Paralajmëroi se në shtator do të ketë takim të nivelit të lartë.
/TV Malisheva