Është ndëprerë miqësorja ndërmjet Lirisë së Prizrenit dhe Dukagjinit të Klinës.

Dueli i nisur në “Përparim Thaçi” nul ka gjetur fundin, pasi siç mëson ekskluizivisht Gazeta SHESHI, futbollistët e Lirisë e kanë sulmuar gjyqtarin anësor Hasan Llallo në minutën e 65-të të ndeshjes.

Deri në minutën e 65-të të ndeshjes rezultati ishte i barabartë 0-0, por disa vendime të gjyqtarit Llallo nuk u kanë pëlqyer futbollistëve vendas, të cilët të acaruar e kanë goditue Llallon.

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit të Dukgjinit.

Share.