Por ndoshta në vitit tjetër do ta ketë.

Ashtu siç është pritur, telefoni i ri nga ‘Apple’ nuk do ta ketë teknologjinë e “5G”, duke lënë kështu ‘iPhone 11″ dhe “iPhone 11 Pro” pa gjeneratën tjetër me shpejtësinë e të dhënave që i kemi parë kohëve të fundit në telefonat tjerë të mençur si në: ‘Samsung’, ‘LG’, dhe ‘OnePlus.’

Por, ‘Apple’ është e mençur dhe është duke pritur edhe një vit përpara se të ndërtoj teknologjinë 5G, dhe nuk ka të bëjë asgjë me sigurinë. Rrjeti ‘5G’ ende duke se i nevojitet më shumë punë dhe se është në fazat e para, raporton “The Verge”, transmeton lajmi.net.

Nga disa ekspert thuhet se kompania më e njohur e paisje teknologjike ‘Apple’, asnjëherë nuk ka qenë e para në ndërtimin apo sjelljen e këtyre të rejave.

‘iPhone’ origjinal është lansuar me 2G, ndërsa shumica e telefona të tjerë ishin të aftë për 3G. ‘Apple’ nuk ishte në nxitim për futjen e 4G dhe LTE, dhe ka pritur deri në prezantimin e ‘iPhone 5″, edhe tani është duke pritur deri ne telefonin e ri në vitin 2020.

Share.