Asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Malishevës gjatë 24-orëve të fundit, kurse tre persona janë shëruar nga ky virus, shkruan TV Malisheva.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, tre person janë shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kjo është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 856 raste, prej tyre 781 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 28 persona.