Të gjithë mësimdhënsit e Komunës së Malishevës të cilët kanë bërë padi gjyqësore në drejtim të Komunës së Malishevës, përkatësisht DKAE-së për pagesa të shujtave dhe pagave jubilare kanë fituar këtë proces gjyqësor,në dy shkallët e sistemit të drejtësisë. transmeton TVMalisheva.
Tani më është çështje ditësh apo javësh se kur do ti marrin pagesat për shujta dhe pagat jubilare . TV Malisheva në një dokument të siguruar, sheh që është kërkesë e Kryetarit të Komunës drejtuar KPF-së, që ky komision ti rekomandon Asmblesë Komunale që të ndaj mjetet lidhur me zbatimin e vendimeve të Inspektoriatit, pasi janë të ekzekutueshme në procedurë gjyqësore. Kërkesa bëhet për të shmangur shpenzimet e procedurave gjyqësore.
Paditë e bëra në drejtim të komunës janë bërë nga mësimdhënsit, po ashtu pagesat për palen përfaqësuese të tyre( avokatin) e kanë mbuluar vetë mësimdhënsit, përkundër faktit që janë pjesë e SBASHKUT dhe paguajnë antarësinë./ TV Malisheva