Qeveria e Kosovës, më konkretisht Ministria e Financave, ka ekzekutuar pagesat e pensioneve për pensionistët.

Ministri Hekuran Murati, ditë më parë deklaroi se pensionet nga ky muaj do të jepen në mes të muajit.

“Synimi do të jetë që pensionet të paguhen në mes të muajt, duke filluar nga ky muaj, pra këtë të premte ose të shtunë. Data 17 mundësisht. Ne sigurohemi që secila familje që ka një pensionit, në mes të muajit të marrin mjete shtesë, si dhe me ata mjete mund ta shtyjnë muajin. Kemi menduar që kjo do ta ndihmojmë likuiditetin familjar, do të punojmë që të ketë veprime të tjera”, deklaroi Murati./TV Malisheva

Share.