Një karton i verdhë i treguar për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka, po hetohet nga Agjencia Kombëtare e Krimit.

Kapiteni zviceran nuk turpërohet nga ndëshkimi me karton, pasi është ndëshkuar plot 52 herë në Premier Ligë, që kur u bashkua nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016.

Por, kartoni i tij i verdhë i diskutueshëm kundër Leeds më 18 dhjetor është nën vëzhgim si pjesë e një hetimi mbi aktivitetin e dyshimtë të basteve.

Arsenali mposhti Leeds 4:1 në “Elland Road”, me Gabriel Martinelli që realizoi dy gola dhe Bukayo Saka e Emile Smith-Rowe me nga një gol.

Xhaka u ndëshkua me të verdhë nga gjyqtari Andre Marriner në minutën e 86′ për humbje kohe, pasi kishte kaluar rreth 20 sekonda duke vonuar një goditje dënimi në pjesën e tij.

Një bast i madh prej rreth 60,571 euro u vendos që Xhaka të ndëshkohej në dhjetë minutat e fundit të lojës, me pagesën e fituar prej 291,211 eurosh.

Në janar, një muaj pas incidentit, Federata e Anglisë e konfirmoi se ata kishin nisur një hetim pasi u njoftuan nga baste-shkruesit.

Dhe sipas “Daily Mail”, rasti i Xhakës momentalisht gjendet në selinë kryesore të Agjencisë së Krimit.

Videon e rastit në fjalë e gjeni më poshtë.

Share.