Mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba do të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit më 28 maj.

Reprezentuesi austriak ka qenë jashtë fushës për “Los Blancos” që nga rikthimi i një problemi muskular gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Manchester Cityn më 26 prill.

Alaba ishte në mesin e rezervistëve por nuk u përdor në ndeshjen e dytë kundër Man Cityt në “Bernabeu”, ndërsa ai ka munguar në katër ndeshjet e fundit të Real Madridit në ligë për shkak të këtij problemi, përcjellë TV Malisheva.

Në fillim të këtij muaji, kishte frikë se 29-vjeçari do të mbetej jashtë finales së Ligës së Kampionëve, megjithatë, Alaba stërviti së bashku me shokët e tij të skuadrës të martën, me austriakun që dëshmoi aftësitë e tij para trajnerit Carlo Ancelotti përpara finales me skuadrën e Jurgen Klopp.

Mbrojtësi mund të jetë i disponueshëm për ndeshjen e Real Madridit në La Liga me Real Betis të premten, e cila vjen tetë ditë para finales së Ligës së Kampionëve.

/TV Malisheva

Share.