Problemi i rriqrave është i përvitshëm në Komunën e Malishevës.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, në një përgjigje me shkrim për TV Malisheva, potencoi se deri të martën paradite janë konfirmuar 136 pickime nga rriqnat në Malishevë, por fatmirësisht nuk kanë përfunduar asnjë me fatalitet.

” Deri me tani, janë evidentuar 136 raste, fatmirësisht në asnjë prej rasteve nuk ka pasur rrezikshmëri. Dezinsektimi me mjete financiare të komunës do të bëhet në momentin e parë të përfundimit të proceduarave të prokurimit publik, procedura të filluara më heret dhe me kohë. Gjithsesi, jemi duke e monitoruar gjendjen, deri më tani është nën kontroll.”

Berisha ndër të tjerash tregoi se deri më tani, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i pickimeve nga rriqrat sivjet është më i vogël.

Kujtojmë që Komuna e Malishevës njihet si vatër endemike e rriqrave, ku nga paslufta si pasojë e etheve hemorragjike Krime Kongo kanë vdekur 18 qytetarë./TV Malisheva

Share.