Dy lojtarët nga Malisheva, Lirim Kastrati dhe Ermal Krasniqi kanë marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Lirim Kastrati luan për Ujpeshtin, ndërsa Ermal Krasniqi për Ballkanin, raporton TV Malisheva.
Këto ftesa nga Përfaqësuesja e Kosovës vijnë pas paraqitjeve fantastike nga këta lojtarë, të cilët i ndihmuan shumë skuadrës së tyre gjatë këtij sezoni.
