Eden Hazard është lënduar mbrëmjen e kaluar në ndeshjen ndaj Levantes.

Belgu pësoi një lëndim në ndeshjen e djeshme ndaj Levantes dhe u zëvendësua nga Vinicius Junior në minutën e 67-të.

Sipsa informacioneve të fundit ai ka thyer këmbën e tij të djathtë dhe do ti mungojë Real Madridit në dy ndeshjet shumë të rëndësishme që ka para vetës

Fillimisht mungesa e tij do të jetë e madhe në ndeshjen e mesjavës në Champions League ndaj Manchester Cityt, gjithashtu në vikend në ndeshjen e sezonit që skuadra madriliene e luan ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu”, shkruan GazetaBlic.

Share.