Shtëpia e Futbollit Evropian, UEFA, ka përgatitur një plan të detajuar për sa i përket Ligës së Kampionëve.
Gara më e rëndësishme në nivelin e klubeve, ka mbetur në fazën e eliminimeve, pas pandemisë “Covid 19”.
Tani UEFA ka përgatitur planin për vazhdimin e kësaj faze dhe më 8 dhe 9 gusht planifikon të zhvillojë sfidat e 1/16 së finales, ndërsa përballjet e çerekfinalës besohet se do të zhvillohen më 11 deri më 15 gusht.
Gjysmëfinalet planifikohen në periudhën kohore prej 18 deri më 22 gusht, ndërsa finalja është caktuar për 29 gusht në Stamboll.