Komisioni Evropian ka rekomanduar Ukrainën dhe Moldavinë që të jenë kandidate për anëtare të Bashkimin Evropian, raporton “The Guardian”.
Njoftimi për kandidaturën e Ukrainës është dhënë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, një ditë pasi liderët më të fuqishëm të bllokut kanë vizituar Ukrainën, për t’i shprehur përkrahjen.
Von deri Leyen ka thënë sot në Bruksel se Komisioni Evropian ka rekomanduar që Ukrainës “t’i jepet statusi i kandidatit”, duke shtuar se “ky është një qëndrim, duke u kuptuar se shteti do t’i bartë një numër të reformave”.
“Sipas pikëpamjes së Komisionit, Ukraina ka demonstruar qartazi se aspiratat dhe përcaktimet e saj janë sipas standardeve evropiane”, ka thënë presidentja e KE-së./TV Malisheva